Plani juaj. Shkruar nga një person.
Pesë minuta pyetësor. E lexojmë vetë dhe e përgatisim planin tuaj me receta e sasi të llogaritura. Ju kontaktojmë në kohën më të shkurtër përmes WhatsApp.
Si kontribuojmë në transformimin tuaj
Tri drejtime, një metodë: gjithçka shkruhet posaçërisht për ju.
Plane ushqimore të personalizuara
Programet krijohen për të ndihmuar të arrish qëllimet e tua shëndetësore dhe të mbash një dietë të ekuilibruar.
Receta të shëndetshme
Receta të shijshme dhe ushqyese që përshtaten me planin tënd ushqimor.
Programe fitnesi efektive
Stërvitje të personalizuara për të gjitha nivelet, nga fillestarët deri te atletët me përvojë.
Rukije Ademi
Planet bazohen në parime ushqimore të mbështetura në dëshmi. Për gjendje të diagnostikuara mjekësore, plani ndërtohet si mbështetje krahas trajtimit të mjekut tuaj, jo si zëvendësim i tij.
-
Precision Nutrition Level 1
SHBA
Certifikim ndërkombëtar në ushqyerje dhe coaching.
-
Trajnere fitnesi e certifikuar
BBFM, Maqedoni e Veriut
Certifikim për programe stërvitjeje dhe teknikë.
Çfarë duhet të bëni ju?
Katër hapa, rreth pesë minuta punë nga ana juaj.
-
Plotësoni formularin
Rreth pesë minuta. Pyetjet vijnë një nga një, jo të gjitha përnjëherë.
-
Pritni përgjigje nga ne
E lexojmë vetë çdo kërkesë. Nëse diçka ka nevojë për sqarim, ju shkruajmë në WhatsApp.
-
Zgjidhni planin tuaj
Plani vjen me receta dhe sasi të llogaritura. Asnjë plan i kopjuar.
-
Shijoni suksesin
Rregullimi i parë pas dy javësh, sipas rezultatit dhe si ndiheni.
Pyetje të shpeshta
Nëse nuk e gjeni përgjigjen këtu, na shkruani në WhatsApp.
Sa kohë duhet për ta marrë planin?
Ju kontaktojmë në kohën më të shkurtër pasi plotësoni pyetësorin. Nëse diçka ka nevojë për sqarim, ju shkruajmë më parë.
A janë planet të njëjta për të gjithë?
Jo. Çdo plan shkruhet nga e para sipas moshës, peshës, aktivitetit dhe preferencave tuaja ushqimore. Asnjë plan i kopjuar.
A duhet të blej produkte të veçanta?
Jo. Planet ndërtohen me ushqime që gjenden lehtë në treg.
Kam një gjendje të diagnostikuar. A mund të marr plan?
Në këto raste e shqyrtojmë kërkesën personalisht dhe ju kontaktojmë para se të përgatisë çfarëdo plani. Për gjendje si PCOS, tiroide, sëmundje autoimune ose diabet, plani ndërtohet vetëm si mbështetje krahas trajtimit të mjekut tuaj.
Sa vjeç duhet të jem?
Planet përgatiten vetëm për persona 18 vjeç e lart.
Merrni një recetë të re çdo javë
Një email në javë, me një recetë të thjeshtë dhe listën e përbërësve. Pa spam, dhe mund të çregjistroheni kur të doni.