Kiki’s Diet

Mirësevini në platformën tonë të besuar për nutricion, fitnes dhe receta të shëndetshme!

Qëllimi ynë

Qëllimi ynë është të ndihmojmë njerëzit të arrijnë potencialin e tyre maksimal përmes një qasjeje të bazuar në shkencë, të personalizuar dhe të qëndrueshme ndaj shëndetit dhe mirëqenies.

Për më shumë se 7 vite eksperiencë profesionale, dhe afër një dekadë e më tepër përkushtimit personal  unë kam qenë një pasionuese e shëndetit, ushqyerjes së shëndetshme dhe fitnesit.

Certifikuar nga Precision Nutrition (USA) & BBFM – Ekspertizë në Ushqyerje dhe Fitnes

Si një nutricioniste e certifikuar nga Precision Nutrition (instituti lider në Amerikë) dhe trajnere e fitnesit e certifikuar nga Bodybuilder Fitness Federation of North Macedonia (BBFM), kam ndihmuar më shumë se 1,500 klientë nga e gjithë bota – duke filluar nga  Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova deri në  Gjermani, Zvicër, SHBA, Angli dhe më gjerë.

Puna ime nuk është thjesht një profesion; është një mision. Besoj se shëndeti i mirë fillon me një qasje të balancuar ndaj ushqimit dhe aktivitetit fizik. Prandaj, ofroj plane të personalizuara të ushqyerjes dhe trajnime fitnesi që nuk janë thjesht efektive, por edhe të qëndrueshme dhe të përshtatshme për stilin e jetesës së secilit klient.

Nutricioniste e certifikuar nga Precision Nutrition (USA)

Trajnere e fitnesit e certifikuar nga BBFM

Çfarë ofron platforma jonë?

Nutricion i personalizuar

Plane ushqimore të bazuara në shkencë, të përshtatura për metabolizmin dhe objektivat tuaja.


Programe efektive të stërvitjes

Strategji të strukturuara për humbje peshe, rritje muskulore dhe përmirësim të qëndrueshmërisë fizike.


Receta të shëndetshme

Ushqime të pasura me lëndë ushqyese, të thjeshta për t’u përgatitur dhe të shijshme


Qasje të personalizuar

Plani juaj është unik, ashtu siç është edhe trupi dhe mënyra juaj e jetesës.


Edukimi mbi shëndetin dhe mirëqenien

Artikuj, këshilla dhe strategji të bazuara në studime shkencore për të ndihmuar në ndërtimin e zakoneve të qëndrueshme.

5 arsye

Pse të na zgjedhni neve?

1.

Ekspertizë e çertifikuar

Bazuar në metoda të provuara dhe të miratuara nga institucionet më të njohura të nutricionizmit dhe fitnesit.

2.

Eksperiencë e gjerë

Kam punuar me klientë nga kultura dhe mjedise të ndryshme, duke kuptuar se çdo person është unik.

3.

Qasje shkencore

Të gjitha planet e mia bazohen në kërkimet më të fundit  të fushës së nutricionizmit dhe metoda të provuara.

4.

Rezultate të provuara

Historia jonë e suksesit flet vetë, duke ndihmuar më shume se 1500 klientë të ndryshëm të transformojnë trupin dhe shëndetin e tyre.

5.

Përkrahje e vazhdueshme

Nuk jeni vetëm në këtë rrugë; unë jam këtu për t’ju motivuar dhe mbështetur.

Pyetjet më të shpeshta (FAQ) për Kiki’s Diet